Këto janë përfitimet e mëdha shëndetësore nga çokollata e nxehtë

Sipas një studimi të fundit, konsumimi i një çokollate të nxehtë në ditë mund të reduktojë rrezikun e prekjes nga sëmundje të zemrës, nga sulmet dhe rregullon qarkullimin e gjakut.

Lifestyle

26/11/2015 21:52

Kjo pije përmban ushqyes me bazë bimore të quajtur flavanolët e kakaos dhe këta ushqyes përmirësojnë funksionin e zemrës gjatë plakjes, pasi që plakja bën që arteriet të rëndohen.

Sipas studimit të kryer në disa njerëz të grupmoshave 30, 50 dhe 80, zgjerimi i enëve të gjakut ishte përmirësuar në 42 njerëzit e studiuar, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, në këta njerëz të studiuar u pa edhe rënie e tensionit sistolik të gjakut në grupmoshën më të vjetër. Çokollata e nxehtë kishte reduktuar edhe nivelet e kolesterolit. (lajmi.net)