Këto janë pasojat e mungesës së gjumit

Ne bëjmë shumë gjëra çdo ditë, saqë duhet t’ia ndalojmë vetes ndonjë gjë dhe shpeshherë kjo gjë është gjumi.

Lifestyle

16/02/2017 02:33

Ne ose vendosim të flemë më vonë ose të zgjohemi herët për t’i kryer detyrat që i kemi. Si rezultat i kësaj, ne zgjohemi sikurse të mos kemi fjetur fare.

Por, çfarë ndodh nëse nuk flemë mjaftueshëm?

Sëmuremi. Sistemi jonë i imunitetit është i ndërlidhur direkt me gjumin, dhe mungesa e gjumit e vështirëson punën e sistemit të imunitetit për t’i luftuar sëmundjet.

Është më vështirë të mendoni logjikisht dhe të reagoni shpejt, gjë e cila mund të jetë e rrezikshme, e veçanërisht nëse nevojitet ndonjë reagim i menjëhershëm – p.s.h, kur jeni duke vozitur.

Fitoni peshë nëse flini më pak se pesë orë në ditë.

Shëndeti i lëkurës fillon të ‘shkatërrohet’: rrudha, kapilarë, aknet fillojnë të shfaqen dhe në përgjithësi trupi plaket më shpejt sesa zakonisht.

Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare fillon të shënojë rritje.

Rreziku për zhvillimin e kancerit rritet.

Epshi seksual zvogëlohet. Nëse flini më pak se pesë orë në javë, nivelet e testosteronit dhe hormonet e seksit zvogëlohen për 15 për qind.

Harrojmë më shumë. Kur flemë, truri jonë i shfleton të gjitha informacionet. Mungesa e gjumit e pengon atë ta bëjë këtë gjë.

Çfarë duhet të bëni?

Ka vetëm një zgjidhje: flini më shumë. Nëse keni për tu zgjuar në orën 7 të mëngjesit, flini në orën 11 pasdite.