Këto janë pasojat e mjedisit për rreth KEK-ut

Kreyshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina ka prezantuar para Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, raportin Vjetor të Gjendjes së Mjedisit  për vitin 2016.

Lajme

19/01/2018 16:55

Para komisionit ai ka prezentuar strukturën, të gjeturat kryesore dhe rekomandimet që dalin nga raporti, duke përfshirë sektorët kryesore mjedisor: ajri, toka, uji, natyra dhe mbeturinat.

Sipas raportit të cilin e ka parë lajmi.net, tek zona e veprimit e operatorit ekonomik KEK ka ndikime negative të pashmangshme në mjedis.

Raporti thotë se, KEK-u në mënyrë të vazhdueshme përcjellë dhe analizon ndikimin e aktiviteteve të veta në mjedis. Gjatë prodhimit të qymyrit ne miniera sipërfaqësore dhe djegies së qymyrit në termocentrale bëhet gërmimi në shkallë të madhe të materialeve duke përdorur pajisje të rënda.

Sipas të gjeturave të Agjencisë, ky gërmim gjatë të cilit shfrytëzohen burimet minerare, shkakton ndikim të pashmangshme negative në mjedis, si : Sipërfaqe e gjerë e tokës e zënë nga miniera sipërfaqësore dhe depozitë e mbeturinave. Ndryshimi i florës dhe faunës në zonën përreth minierës për shkak të ndërtimit dhe aktiviteteve operative. Ndotja e tokës dhe ndotja e ujërave sipërfaqësor (depozitat e hirit, ujërat e minierave dhe të shkarkuara nga termocentralet). Humbja totale e habitateve ekzistuese në tokën e pushtuar. Ndryshimi i regjimit hidro-gjeologjik në një zonë të gjerë.

Po ashtu është konstatuar, ndotja e ajrit nga pluhuri gjatë gërmimit dhe transportit dhe emetimi pas djegies në Termocentrale. “Procesi i vetëdjegëses së thëngjillit në sipërfaqe të mihjes sipërfaqësore. Ndikimet mbi stabilitetin e terrenit nga shpatet e pjerrëta dhe deformimi i sipërfaqeve (rrëshqitja e tokës). Zhurma nga pajisjet e minierës dhe aktiviteti i shiritave transportues, etj”, thuhet nw raport.

Në Raportin e gjendjes mjedisore në KEK për vitin 2016 jepen edhe të dhëna për vajrat e mbetura me përbërje të PBC (Bifenoleve të Polikloruara, vajrat mbeturinë, mbetjet radioaktive, azbestin, mbeturinat metalike dhe mbetjet tjera.

Sipas Direktivës 2001/80/EC dhe UA nr.06/2007 të Qeverisë së Kosovës mbi rregullat dhe normat e shkarkimeve në ajër nga burimet e pa lëvizshme të ndotjes me djegie të madhe janë prezantuar në tabelën vijuese.

Më poshtë janë paraqitur grafikisht emisionet e Pluhurit, SO2 dhe NOx në Termocentralet Kosova A dhe Kosova B gjatë muajve Janar – Dhjetor të vitit 2016. Parametrat e SO2, NOx dhe CO2 janë kalkuluar ( përveç emisionit të pluhurit, i cili matet) në TCA , ndërsa në TCB janë të matura të gjithë parametrat. Emisionet e Pluhurit në mg/Nm3 në TC A dhe TC B- Në figurën shihet se emisionet e pluhurit në TC A nuk kanë pasur tejkalime gjatë muajve Janar – Dhjetor të vitit 2016, ndërsa në TC B gjatë kësaj periudhe vlerat janë shumë të larta.

 

Emisionet e SO2 në mg/Nm3 në TC A dhe TC B- Nga figura shihet se tek TC A emisionet e SO2 nuk kanë pasur tejkalime përveç muajit Prill dhe Nëntor shumë pak tejkalim, kurse në TC B shihet se gjatë muajve: Mars, Maj, Korrik, Gusht dhe Shtator ka pasur tejkalime.

Emisionet e NOx në mg/Nm3 në TC A dhe TC B- Në figurën janë paraqitur emisionet e NOx në TC A dhe në TC B, nga shihen tejkalime gjatë krejt muajve si në TC A po ashtu edhe në TC B.