Këto janë paralajmëruese që sinjalizojnë kancerin në trup – Lajmi.net
Këto janë paralajmëruese që sinjalizojnë kancerin në trup
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 9:52, 2 December 2017
Në studimin e fundit të bërë nga Shoqata Amerikane e Kancerit, evidentohet se ndër shenjat që nuk duhen neglizhuar janë dhe që vlerësohen si paralajmeruese për sëmundje malinje janë

Një rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme, temperaturë që vazhdon prej javësh, hemorragji e pashpjegueshme apo plagë që nuk shërohet

Jini të vëmendshëm dhe tregoni kujdes veçanërisht ndaj shëndetit. Një shprehje thotë se:“Djalli fshihet në detaje!” dhe në fakt edhe për trupin tonë duket se merr shumë kuptim.

Rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme, temperaturë që vazhdon prej javësh, hemorragji pa shkak apo plagë që nuk shërohet; këto mund të jenë disa nga shenjat, veçanërisht nëse zgjasin në kohë dhe shkojnë drejt përkeqësimit që konsiderohen si sinjale të hershme për prani të sëmundjeve malinje në trup.

Këto evidentohen nga studimet e publikuara së fundmi nga Shoqata Amerikane e Kancerit, e cila apelon për kujdes dhe konsultë të menjëhershme te mjeku në rast të pranisë së këtyre shenjave.

Lodhje kronike

Tregoni kujdes me lodhjen kronike të vazhdueshme. Një lodhje e cila vazhdon edhe pasi keni pushuar apo keni fjetur gjumë mirë. Nga një lodhje e cila nuk justifikohet nga bërja e aktivitetit fizik apo nga një periudhë stresuese, duhet të tregoheni të vëmendshëm. Kjo është një ndër shenjat e para që paralajmëron kancer në gjak, sikurse është leucemia.

Humbje peshe

Nëse vazhdoni të bini në peshë pa arsye, drejtojuni menjëherë mjekut. Një rënie në peshë prej 5 kilogramësh apo më shumë mund të jetë një ndër shenjat e para të kancerit në pankreas, stomak, ezofag apo mushkëri. Sipas studiueseve, pjesë e Shoqatës Amerikane të Kancerit, kjo ndodh sepse qelizat e kancerit konsumojnë më shumë energji nga trupi për t’u zhvilluar ose për shkak se ato lëshojnë substanca që mund të ndërhyjnë në metabolizmin e ushqimit.

Dhimbje e vazhdueshme

Edhe një dhimbje që vazhdon prej javësh dhe që nuk kalon edhe me përdorimin e analgjezikëve mund të jetë një kambanë alarmi për problem shëndetësor. Në studimin e Shoqatës Amerikane të Kancerit evidentohet se dhimbja është një prej shenjave të para që shfaqet te personat me kancer në kocka apo në testikuj. Dhimbje koke që nuk kalon apo që shoqërohet me marrje mendsh mund të jetë shenjë e pranisë së kancerit në tru. Ashtu sikurse një dhimbje e vazhdueshme në kurriz mund të jetë sinjal për kancer në zorrën e trashë apo vezoreve.

Temperaturë

Temperaturë e lartë e vazhdueshme që nuk zbret edhe me marrjen e ilaçeve nuk duhet kurrsesi injoruar. Është kjo një ndër shenjat e para që shfaqet, pasi nganjëherë leucemia dhe limfomat sulmojnë sistemin imunitar dhe trupi kërkon të mbrohet duke provokuar temperaturë.

Ndryshime në lëkurë

Kur bëni dush, shikoni me kujdes kurrizin, krahët dhe këmbët; mbani mend se çdo ndryshim që ndodh te nishanet në ngjyrë apo në formë mund të fshehë një melanomë, kancer lëkure. Tregoni kujdes edhe nga ndryshimet në lëkurë, në rast së bëhet më e errët, (hiperpigmentizim); apo ngjyrë të verdhë të lëkurës apo ngjyrë e verdhë të bardhës së syve, skuqje të lëkurës apo kruajtje. Nëse rastësisht vini re kokrra të fryra apo fryrje poshtë lëkurës, veçanërisht te gjoksi apo testikujt, mos u vononi dhe bëni kontrolle të menjëhershme. Mund të bëhet fjalë për kishte normale, por kjo mund të jetë edhe sinjal për kancer.

Ndryshim i zakoneve

Ndryshim i funksionimit të urinimit apo të tretjes. Nevoja për të urinuar më shpesh se zakonisht apo dhimbje mund të jetë shenjë e kancerit të vezikës apo prostatës. Diarreja e vazhdueshme apo kapsllëk mund të bëhet fjalë pë rkancer të zorrës së trashë.

Kollë apo ngjirje zëri

Një kollë që nuk largohet mund të jetë shenjë e kancerit në mushkëri. Ngjirje e vazhdueshme e zërit mund të jetë një shenjë për kancer në laring apo në tiroide.

Gjakderdhje

Mbani nën vëzhgim nëse keni humbje gjaku të pazakontë apo pa dëmtime fizike. Pështyma me gjak mund të jetë shenjë për kancer mushkërie, shpjegon studimi i Shoqatës Amerikanë të Kancerit, të dhënat e të cilës evidentojnë gjithashtu se gjaku në feçe mund të jetë shenjë për kancer në zorrë të trashë. Kanceri i mitrës, mund të shkaktojë gjakderdhje vaginale, ndërsa prania e gjakut në urinë mund të jetë shenjë për kancer vezikës apo të veshkave. Rrjedhje gjaku nga gjoksi mund të jetë shenjë e kancerit të gjirit.

Vështirësi në gëlltitje e tretje

Probleme me tretjen edhe pas një vakti të lehtë apo probleme me gëlltitjen mund të jenë shenjë e kancerit në ezofag, stomak dhe laring.

Njolla të bardha në gojë

Në zgavrën e gojës formohen njolla të bardha dhe të kuqe si dhe plagë. Më pas shfaqen lezione të bardha të quajtura leukoplakia, të cilat mund të paralajmërojnë transformimin malinj. Në këto raste leukoplakia është shenjë pre-kanceroze, e cila shkaktohet nga pirja e duhanit apo nga konsumimi i tepërt i alkoolit. Nëse nuk e trajtoni, këto lezione mund të kthehen në kancer oral. Prandaj është e rëndësishme t’i drejtohemi sa më shpejt të jetë e mundur mjekut apo dentistit.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Stealth Sniper
  • Play Rock Wheels
  • Play Bubble Trouble