Këto janë pamjet e ‘tmerrshme’ pas përfundimit të ‘Sunny Hill Festival’

Nata e parë e "Sunny Hill Festival" tashmë ka përfunduar.

ShowBiz

11/08/2018 13:37

Me emra të mëdhenj të skenës muzikore dhe me artistë të suksesshëm ishte një nga netët më të paharruara, shkruan lajmi net.

Dua Lipa ishte e fundit që performoi në skenën e “Sunny Hill Festival”, e cila mahniti publikun e veshur kuq e zi.

Në një nga momentet, Lipa bëri shqiponjën për të gjithë fansat e saj që e pritën tejet ngrohtë e me brohoritje të shumta.

Në fotot e siguruara nga lajmi.net, shihen disa pamje pas përfundimit të koncertit, ku të gjitha mbeturina janë hedhur në tokë për shkak të mungesës së shportave.

Shumë nga njerëzit u larguan e kishte edhe prej atyre që vazhduan ‘After Party’ të organizuar nga Sunny Hill.

Ndërsa sot në natën e dytë do të performojë reperi me famë botërore, Action Bronson. /Lajmi.net/