Këto janë pagat e punonjësve të kulturës sipas vendimit për rritje

Rregullorja (QRK) nr.15/2018 për Gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore, për mesë së cilës rritën pagat e punëtorët e institucioneve të kulturës të kulturës të kësaj kategorie, kanë lënë të pakënaqur shumë prej punëtorëve të këtyre institucioneve.

Lajme

03/11/2018 19:48

Ankesat janë se rregullorja nuk i trajtojnë financiarisht, sipas meritës dhe kontributit punëtorët e institucioneve.

Përfituesit e kësaj rregulloreje janë vetëm punëtorët e institucioneve të kulturës të që janë në vartësi të Ministrisë së Kulturës, të ndarë në disa kategori.

Pagat për performuesit dhe stafin teknik- artistik të TKK-së

Sipas neni 8 të Rregullores qrk-nr.152018/2018 punëtorët e TKK-së do të marrin paga, sipas pozitës dhe rëndësisë së punës, të ndarë në kategori.

Në kategorinë e Parë hynë drejtori artistik i TKK, rroga e të cili arrin shumë prej 868 eurove; Të partë e teatri, që do të marrin rrogë prej 800 eurosh, dhe Të dytë e teatri, rroga e të cilëve do të jetë 720 euro.

Në kategorinë dytë hyjnë: Trupa rezidente, (aktorët që nuk bëjnë pjese në kategorinë e I; Të partë dhe të Dytën e teatrit), do të marrin rrogë prej 660 eurove; dramaturgu 656 euro; skenografi 637 euro; konstumografi- menaxheri i skenës 490 euro: ispicienti 478 euro; organizator i teatrit 475 euro, kurse pëshpëritës 465 do të ketë një pagë prej 465 eurove.

Në kategorinë e tretë, përfshihen udhëheqësit tekniko- artistik i cili do të ketë rrogën 439 euro, punëtorët tekniko artistik rroga e të cilëve rriten në 400 euro dhe punëtorët teknik do të kenë rrogë prej 375 eurove.

Pagat për balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës

Balerinët kosovarë pjesë e BKK, sipas rregullores QRK-NR.152018, (nenin 9) marrinë rrogë të ndarë në tri kategori, më të ulëta në krahasim me aktorët rezident të TKK-së.
Në kategorinë e parë, Udhëheqësi artistik i BKK do të ketë rrogën 868 euro, pedagogu 675 euro, ndërsa solistët e parë 675 euro.

Në kategorinë e dytë hyjnë solistët e dytë të trupës së baleti të cilët do të marrinë rrogë prej 579 eurove dhe korepetitori që do të ketë një pagë prej 579 eurove.
Në të Kategorinë e tretë hynë Ansambli i Baletit, (balerinë që nuk janë në grupin e dytë dhe të parë), rroga e të cilëve do të jenë 521 euro dhe inspicienti do të ketë rrogën 400 eurove.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “SHOTA”

Edhe pagat e përformuesve dhe punëtoreve teknik të AKKV “SHOTA’, do të jepen sipas kategorive, siç precizohet në nenin 10 të rregullores.

Në Kategorinë e parë hyjnë Udhëheqësi artistik paga e të cilit do të arrijë në 868 euro, koreografi do të marrë rogën 733 euro dhe korepetitori do të ketë rrogën 610 euro.

Në kategorinë dytë hyjnë: Asistent korepetitor rroga e të cilit do të jetë 579 euro, solistët e ansamblit me rrogë 579 euro; shef i orkestrës do të ketë rrogën 579 euro; orkestra 521 euro dhe ansambli i valleve do të kenë rrogën 521 euro.

Në kategorinë e Tretë hyjnë: Inspicienti do të ketë rrogën 400, gardoreberi 374 euro, Rrobaqepësi 374 euro; grimeri 374 euro; punëtorët teknik – artistik 374 euro dhe punëtorët teknik do të marrin rrogën prej 349 eurove.

Filharmonia e Kosovës

Edhe rrogat e performuesve të dhe stafeve teknike-artistike të Filharmonisë do të jenë sipas kategorive.

Në kategorinë e parë hyjnë; Dirigjenti permanent, rroga e të cilit do të jetë 868 euro; koncertmjeshtri do të marrë rrogën 810 euro, zëvendëskoncertmjeshtri dhe asistent dirigjenti do të marrin rrogën prej 772 eurove.

Në këtë kategori hyjnë edhe udhëheqësit e grupit frymor: Flaut-I; klarinet-I; trombon-I; perkusion-I; oboa-I; korno-I; trompetë, pagat e të cilëve do të jene 675 euro.
Në kategorinë e II-të, hyjnë: Udhëheqësit e grupeve harkore: Violina-II; viola; violonçeli; kontrabasi që do të kenë rrogën 675 euor. Grupi i frymorëve II: Flaut-II; klarinet-II; fagot-II; korno-II; basklarinet, rroga e të cilëve do të jetë 617 euro.

Në këtë kategori janë përfshirë edhe korepetitori-pianisti: Oboa-II; corno inglese; kontrafagot; korno-III; korno-IV; trompetë-II; trompetë-III; trombon-II; trombon-III; tuba; perkusion-II; perkusion-III, rrogat e të cilëve do të jenë 617 euro.

Në kategorinë e tretë janë përfshirë Grupi harkor – tuttist: violina-I; pultet 2,3,4,5,6; violina-II; pultet 1,2,3,4,5; viola; pultet 1,2,3,4; violonçeli; pulti I kontrabas; pulti I që do të ketë rrogat 617 euro. Pastaj koristët: Sopran; alt; tenor; bas, do tw marrin 521 euro, si dhe punëtorët tekniko –artistik që do të ketë një rrogë prej 400 euro.

Galeria e Arteve të Kosovës

Më i paguara në GKK, sipas rregullores për gradimet dhe paga i renditur në kategorinë e parë, është kurator i ekspozitave, rroga e të cilit do të jetë 637 euro; dizajner që do të ketë një rrogë prej 579 eurove.

Në kategorinë e dytë; Fotograf profesional i GKK do të ketë pagën 482 euro; koordinator teknik për ekspozita 482 euro, tekniku i ekspozitave 374 euro, ndërsa kujdestari i Sallës 374 euro
“Kosovafilmi”.

Producenti i “Kosova filmit” i rënditun në Kategorinë e Parë do të ketë një rrogë rpej 675 eurove, ndërsa Menaxher producent, në Kategoprin e dytë, do të marrë 617 pagë euro në puna. Kurse në kategorinë tretë: Distributori ka pagën 375, euro, kurse piker, ekspeditor do të ketë pagën 349 euro.

Muzeu i Kosovës

Në Kategorinë e parë hyjnë: Kustos i lartë me rrogë 700 euro; kurator i lartë i ekspozitave do të ketë pagën 700 euro, kurse menaxher i koleksioneve do të marrë 579 euro rrogë në muaj.

Në kategorinë e dytë janë përfshirë: Kustos me 637 euro, Kustos i ri 579 euro; kurator i ekspozitave 637 euro; Kurator i ekspozitave i ri 579 euro, dhe pedagogu muzeorë të marrë 579 euro në muaj.
Kategoria e III-të: Ciceroni do të marrë 521 euro, konservator – restauratori 521 euro dhe koordinatori teknik për ekspozita 460 euro.

Instituti Arkeologjik i Kosovës

Në kategorinë e parë hyjnë arkeologu /punonjësi shkencor që do të ketë një pagë prej 700 euro në muaj dhe historiani/punonjësi shkencor që do të marrë po ashtu 700 euro në muaj.
Arkeolog/punonjës profesional dhe Historian i artit që janë përfshirë në kategorinë e dytë do të marrin rrogën prej 637 eurove.
Në Kategorinë e tretë hynë: arkeologu me pagë prej 579eurove dhe Konservator- restaurator që do të marrë 550 euro në muaj.
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Qendrat rajonale të trashëgimisë kulturore

Në kategorinë e parë hynë punonjësit shkencore paga e të civilëve do të jenë 700 euro në muaj; Arkitekt – punonjës profesional 637 euro, piktor- restaurator/konservator 637 euro.

Rrogat e punëtorëve në kategorinë e dytë do të jenë: Arkitekt konservator/restaurator 579 euro; historiani i artit 579 euro; skulptori 579 euro; piktori 579 euro; historiani 550 euro dhe konservator/restauratori do të marrë 521 euro në muaj.

Ndërsa në kategorinë e tretë janë përfshirë: Arkitekt që do të marrë 550 euro; orientalist 550 euro; etnolog 550 euro; antropolog 550 euro; kustos 550 euro; ndërtimtar 450 euro; mjeshtër 400 euro; teknik-konservator/restauratori 400 euro.
Për punëtorët e Qendrës Kinematografike të e Kosovës sipas rregullores, aplikohen rregullat e gradimit që vlejnë për institucionet tjera te kulturës të rregulluara me këtë rregullore.

Rregullorja parasheh edhe kufizime në rast se punëtorët e kësaj kategorie krijojnë edhe një marrëdhënie tjetër të punës, pagë duhet ta marrin në përputhje me dispozitat e përcaktuara me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi.
Projektligji i punës është gati. Përfundoi diskutimi publik dhe tani Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale po shqyrton vërejtjet dhe propozimet.

Projektligji i punës parasheh që për shkelje të rënda të të drejtave të punëtorëve gjoba të jetë deri në 40 mijë euro.
Po ashtu, sipas rregullores, krijuesit, performuesit e kulturës dhe punonjësit profesional të trashëgimisë kulturore, nuk kanë të drejtë të përfitojnë kompensim shtesë për punën e tyre që nuk kanë baza ligjore në Ligjin e Punës nr. 03 / L212./kallxo.com/