Këto janë ngjyrat ‘IN’ të këtij viti

Secili njeri e shfaq karakterin e tij nëpërmjet veshjes dhe kjo i bën ata të dallohen mes vete. Duke pasur parasysh që stili bazohet në kombinimin e ngjyrave dhe formave te rrobave edhe këtë vit dizajnerët kanë dhënë propozimet e tyre.

ShowBiz

10/01/2016 13:58

Si çdoherë tjetër edhe këtë vit, ngjyrat e veshjeve janë të ndara në sezone, në dimër më të mbyllëta dhe verës më të hapura, derisa ngjyra e verdhë, rozë dhe e kaltër janë ato që dizenjatorja Teuta Matoshi-Duriqi ka zgjedhur ti përdorë për këtë vit.

“Sa i për ketë ngjyrave unë mendoj që sezoneve të dimrit i preferoj ngjyrat ma të mbyllëta, ndërsa ngjyrat e hapura i preferoj gjatë verës. Ngjyrat që unë i kam përdor në koleksionin tim, janë ngjyrat pastel duke filluar prej ngjyrës së verdh, rozë dhe deri te ngjyra e kaltër. Mirëpo për shkak të festave të fundvitit unë tanimë janë në përgatitje të një fotosensionit i cili do të realizohet gjatë këtyre ditëve” tha Matoshi Duriqi.

Frymëzim për krijimin e koleksioneve të reja, Teuta Matoshi Duriqi tha se e ka rininë e Kosovës, pasi që i pëlqen shumë mënyra se si vishen ata. Ndërsa, si personalitetin me veshjen më të bukur të viti 2015, ajo e vlerësoi këngëtaren me origjinë shqiptare por me famë botëror, Rita Ora.

“Një prej personaliteteve që unë do ta kisha veçuar dhe shpresoj që ndonjëherë do të më jepej rasti që ta shoh ndonjërin prej kreacioneve të mija të veshur në të është tanimë këngëtarja me famë botërore Rita Ora, të cilën e kisha veçuar në përgjithësi për stilin e saj dhe për të gjitha veshjet që është paraqit ajo deri më tani”, tha Matoshi Duriqi.

Ajo ka treguar se klientët bazohen në detaje të vogla mirëpo duke mos harruar kualitetin e materialit i cili është primar, por kur ai material përmban gur, rruza, vija ose çfarëdo detaji tjetër, klientët e pëlqejnë më shumë.

Për evente të mëdha, ajo tha se duhet fustan të gjatë e glamuroz, për ato më të thjeshta fustan të shkurt.

Matoshi Duriqi na ka sygjeruar ta shfaqim talentin duke i thyer rregullat e modës, sepse ndonjëherë edhe ajo del bukur. Guxoni të eksperimentoni./kp.