Këto janë luftërat më të përgjakshme mes kafshëve (Video)

A e keni ditur se piranja mund ta hajë peshkun për vetëm një minut, duke ia lënë vetëm skeletin?

Fun

07/12/2016 01:55

Apo keni parë ndonjëherë luftë mes luanit dhe elefantit, ku luani është fitues?

E keni rastin të njiheni me luftërat më të përgjakshme që janë regjistruar mes kafshëve, transmeton lajmi.net

Peshkaqeni gjigand me ngjyrë të bardhë e zë vendin e parë nga krijesat të cilat kanë kryer vrasje të pamëshirshme ndaj “viktimave” të tyre.

Teknika e gjuajtjes së peshkaqenit për ushqimin e tij, ka inspiruar njerëz nga e mbarë bota që të realizojnë dokumentare, të shkruajnë edhe libra.

Në filmin “Piranja”, tregohet qartë se sa të rrezikshme mund të jenë ato. Mirëpo edhe gjuajtja e ujkut për qengjin gjithashtu është moment rrënqethës, derisa kapet rrallë dhe kaq pastër nga kamerat, çdo lëvizje e tyre.

Ndiqeni videon më poshtë dhe do të kuptoni për çka është fjala… /Lajmi.net/

YouTube player