Këto janë kushtet e Qeverisë për vizitën e Vuçiqit në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandr Vuçqiq ka kërkuar leje nga Qeveria që ta vizitojë të mërkurën Kosovën

Lajme

27/03/2017 20:40

Por duket se Qeveria nuk do t’ia miratojë këtë kërkesë pa i vendosur disa kushte për kandidatin për president të Serbisë, transmeton lajmi.net

RTK2 raporton se Prishtina zyrtare ka kërkuar që në delegacion të mos jenë ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq dhe ai i mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq të cilëve edhe më herët iu ishte ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.

Siç u raportua, Vuçiq ka kërkuar leje për ta vizituar Leposaviqin për disa orë. /Lajmi.net/