Këto janë komunat pa asnjë incidentë gjatë zgjedhjeve

Në shumicën e komunave të Kosovës ku u zhvillua balotazhi për kryetar të komunave nuk është regjistruar asnjë incident.

Lajme

19/11/2017 18:54

KALLXO.com ka kontaktuar me prokurorët përgjegjës për komunat ku janë mbajtur sot zgjedhjet.

Në komunën e Prishtinës sipas prokurorit Kujtim Munishi nuk është regjistruar asnjë incident gjatë votimeve për çka do të ndalohej apo intervistohej ndonjë qytetar.

Asnjë të ndaluar apo të intervistuar nuk ka pasur as në komunat e Ferizajt, Istogut, Podujevës, Prizrenit, Rahovecit.

Një person është marrë në pyetje në fshatin Reznik të Vushtrrisë nën dyshimin për fotografim të votës.