Këto janë kërcënimet më të mëdha për Kosovën

Në një sondazh të realizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë vlerësohet se kërcënimet e brendshme kryesore që e rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës janë papunësia, korrupsioni, krimi i organizuar, mungesa e stabilitetit politik, ndërsa rreziku kryesor i jashtëm për sigurinë kombëtare thuhet të jetë Shteti Islamik.

Lajme

15/12/2015 13:40

Kështu vlerësohet në sondazhin “Barometri Kosovar i Sigurisë – Edicioni i Pestë”. Edhe këtë vit, në këtë raport janë përmbledhur rezultatet e perceptimeve të respodentëve lidhur me besueshmërinë, nivelin e korrupsionit në institucionet e drejtësisë dhe sigurisë, të ardhmen e institucioneve të sigurisë, si dhe perceptimet lidhur me kërcënimet dhe rreziqet e jashtme dhe të brendshme.

Sofie Kryeziu, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë ka bërë të ditur se problemi më i madh në Kosovës është papunësia, pasuar nga korrupsioni si dhe dy rreziqet kryesore me të cilat përballet Kosovë e që janë ISIS dhe Serbia.

Sipas saj 70 përqind e respodentëve që ka marrë QKKSS-ja, ISIS paraqet njërin nga problemet kryesore për Kosovë.

“Sa i përket kërcënimeve të jashtme, sipas shumicës apo 70 përqind të respodentëve ISIS-it e paraqet njërin nga problemet kryesore në këtë drejtim . Unë mendoj që ne e kemi vërejtur që kjo është n jë punë më tepër i gazetarit, se sa i servohet qytetarëve në media” .

“Megjithatë shqetësimi kryesor i tyre në këtë drejtim ka qenë që problem është rekrutimi i qytetarëve, që do të thotë se ata e kanë dëgjuar në media që mbi 300 qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në këto konflikte dhe ata këtë e kanë parë si shqetësimin kryesor në këtë drejtim ISIS-in”, tha Kryeziu.

Sipas këtij hulumtimi janë edhe tri lloje të sfidave në Kosovë e që sipas Kryeziut janë fokusuar në e janë vendosur në politike, ekonomi dhe në sigurisë.

Të anketuarit apo respodentët kane vlerësuar që korrupsioni është problemi kryesor që i përket tri kategorive dhe është më brengosëse.

Sipas hulumtimit, pas korrupsionit respodentët kanë radhitur ekonominë. Sipas qytetarëve papunësia, varfëria dhe mungesa e zhvillimit ekonomik apo mungesa dhe mundësia për të rinjtë për punësim ësh të vlerësuiar si më kërcënueset dhe më sfiduese për sigurinë nacionale në Kosovë.

“Sa i përket rreziqeve dhe kërcënimeve kryesore të brendshme janë idenitifkuar edhe nga qytetarët e vendit, ata kanë vlerësuar katër prej tyre si më shqetësueset, prej tyre vlerësohet që papunësia me 97 përqind, korrupsioni me 95 përqind, krimi i organizuar më 92 përqind, si dhe mungesa e stabilitetit politik me 90 përqind të jenë rreziqet kryesore nga ai i sigurisë nacionale të Kosovës. Këto janë modifikuar si rreziqe kryesore të brendshme ndaj sigurisë nacionale”, tha Kryeziu.

Sipas saj destabilizimi në pjesën veriore ka rënë në hije prej zhvillimeve të tjera që kanë ndodhur në kryeqytet