Këto janë katër problemet kryesore me të cilat po përballet  Spanja

Disfata e pësuar nga Kroacia, ka lënë skuadrën e Luis Enriques në një pozitë aspak të favorshme.

Sport

16/11/2018 16:39

Pas ndeshjes, trajneri ka thënë se nuk ka asgjë për të përmirësuar, megjithatë, duket se skuadra po çalon në disa aspekte.

Porta: Enrique i doli në mbrojtje portierit David de Gea. E vërteta është se portieri nuk është i njëjti në kombëtare sikur ai që është në United. Ai nuk reagoi edhe mjaftë mirë në golin e dytë të Tin Jedvaj. Arrizabalaga është në pritje të mundësisë së tij.

Mbrojtja: Krahu i djathtë është problemi kryesorë, si pasojë e mungesës së Carvajal. Zëvendësuesi i tij për ndeshjen e mbrëmshme, Sergi Roberto, ishte personazhi tragjik në golin e parë të realizuar nga Rebic. Gjithashtu Inigo Martinez luajti mirë krahas Ramos, por Enrique është ende në kërkim të “Piques së ri”.  Çështja e mbrojtjes është më e hapur se kurrë.

Sulmi: Kjo skuadër duket se nuk ka problem me golat. Në pesë ndeshje ka realizuar plot 16 herë. Megjithatë vetëm gjashtë gola kanë ardhur nga sulmuesit.

Mungesa e liderit: Pas përfundimit të Kupës së Botës, Isco u cilësua si lideri që duhet të marrë skuadrën në krahë. Largimi i Iniestas la hapësira të mëdha tek “stuhia e kuqe”. Duket se Isco nuk është ende i aftë të barti përgjegjësinë e kombëtares. /Lajmi.net/