Këto janë karakteristikat e reja të Windows 10

Microsoft sot zbuloi versionin e ri të sistemit operativ, duke ofruar kështu një parashikim të asaj se çfarë do të përjetojnë klientët kur ky sistem të lansohet për kompjuterët, laptopët, celularët dhe tabletët e tyre.

Auto & Tek

21/01/2015 18:46

Pas një gjysmë-lansimi në shtator të vitit të kaluar ku u zbuluan disa ndryshime – një meny e modernizuar e startit, një mundësi për punë të shumëfishta me dritare dhe disa përmirësime në UI – Microsoft në konferencën e sotme u fokusua në atë se çfarë është Windows 10.

Së pari, ju do të jeni në gjendje që ta transformoni menynë e starit në ‘ekran të plotë’ në vend të stilit të zakonshëm të tij si në Windows 7, transmeton Lajmi.net.

Microsoft ka shtuar gjithashtu edhe një Qendër të Veprimeve e cila promovon qasje instante në detyra të zakonshme të tilla si ndaljen apo ndezjen e Wi-Fi, Bluetooth, dhe të tjera.

Microsoft gjithashtu ka ndryshuar pamjen e ‘Settings’ me një dizajn më të pastër dhe më të kuptueshëm.

Cortana
Pasi që u fut në celularë të mençur, asistenti personal i Microsoft është tani edhe në desktop. Cortana do të sjellë mundësinë e saj të fuqishme për të kërkuar dhe për të mbajtur në mend edhe në Windows 10.

Microsoft sot publikoi një pamje të asaj se si duket Cortana në Windows 10. Microsoft thotë se “Cortana në Windows 10 do të jetë më ndryshe nga që e keni parë më herët”, transmeton Lajmi.net.

Ndryshe nga disa përgjigje robotike që do i dëgjoni nga Siri dhe Google Now, Cortana flet sikur të jetë një sistem natyral.