Këto janë kapacitet e akomodimit për turistët e huaj në Kosovë

Në vitin 2016 në Kosovë janë identifikuar gjithsej 495 njësi akomoduese, prej tyre 464 njësi aktive dhe 31 njësi pasive. Hotelet si kategori përbejnë pjesën më të madhe të njësive akomoduese me 42%, motelet 39% dhekategoritë tjerapërbejnë 19%. Numri më i madh i njësive akomoduese gjendet në komunën e Prishtinës, pastaj radhitet Peja, Prizreni, Ferizaj, etj.

Lajme

14/07/2017 15:59

Në Konferencën “Kapacitetet e Turizmit (Njësitë Akomoduese) në Kosovë, 2016” të mbajtur sot, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Rezultatet e këtij hulumtimi.

Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së,  Isa Krasniqi,  foli për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet ASK-së dhe institucioneve të tjera, si Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. dhe Policinë e Kosovës, për marrjen e të dhënave statistikore të qarkullimit turistik në Pikat (Kalimet) Kufitare të Republikës së Kosovës. Ai po ashtu falënderoi donatorin kryesor të këtij hulumtimi projektin e Sëisscontact-PPSE “Mbështetja e ASK-së në përmirësimin e statistikave turistike të Kosovës me standarde ndërkombëtare”. Të pranishëm në këtë Konferencë ishin edhe përfaqësuesit e Sëisscontact-PPSE-së, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Policisë së Kosovës.

Ndërsa, rezultatet e këtij hulumtimi i publikoi Ismajl Sahiti, Shef i Divizionit të Statistikave Ekonomike në ASK.

Sipas këtij hulumtimi, në vitin 2016 në Kosovë janë identifikuar gjithsej 495 njësi akomoduese, prej tyre 464 njësi aktive dhe 31 njësi pasive. Kapaciteti i njësive aktive është 6 936 dhoma dhe 10 985 shtretër. Numri më i madh i njësive akomoduese gjendet në komunën e Prishtinës, pastaj radhitet Peja, Prizreni, Ferizaj, e kështu me radhë.

Kategoritë kryesore të njësive akomoduese në Kosovë janë Hotelet dhe Motelet. Hotelet përfshijnë 42% të totalit të njësive akomoduese, ndërsa motelet 39%. Në pjesën tjetër, 19%, janë të përfshira kategoritë e tjera të njësive akomoduese, më të vogla në Kosovë, si: bujtinat, hostelet, apartamentet për vizitorë, bungallotë dhe hapësirat për kamping, të cilat janë në zhvillim e sipër.

Numri i të punësuarve në aktivitetin hotelier për vitin 2016 është 2 791 punëtorë, prej tyre 851 janë femra. Sa i përket formës ligjore të ndërmarrjeve, 87% e tyre janë Biznese Individuale me Pronësi Private, ndërsa pjesa tjetër e ndërmarrjeve bëjnë pjesë në format e tjera ligjore.

Për më shumë informata lidhur me Hulumtimin  “Kapacitetet e Turizmit (Njësitë akomoduese) në Kosovë, 2016”, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/hotelet-dhe-turizmi./Lajmi.net/