Këto janë gjasat e Ismail Kadaresë për Çmimin Nobel

Sot ndahet Çmimi Nobel për Letërsi, ndërsa edhe kësaj radhe emri i Ismail Kadaresë është i përfolur në qarqet letrare për një fitore të mundshme.

Lajme

05/10/2017 11:29

Sipas një artikulli të New Republic, njeriu i letrave shqipe ka gjasa 20/1 (apo 4.8%) për ta fituar Nobelin, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, ai ka konkurrencë nga keniani Ngugi wa Thiong’o 4/1 (20%) dhe Margaret Atwood, shkrimtare dhe aktiviste kanadeze që ka gjasa 6/1 (14.3%)

Në listë ka emra mjaft me peshë në letërsi, si Haruki Murakami dhe Milan Kundera.

Përderisa japonezi ka gjasa 5/1 (16.7%) për ta fituar, novelisti çeko-francez ka gjasa prej 50/1 (2%)

Shkrimtari spanjoll Javier Marias ka mundësi 10/1 (9.1%), ndërsa ai kinez, Yan Lianke ka gjasa 14/1 (6.7%).

Poeti koreano-jugor, Ko Un ka gjasa prej 16/1 (5.9%).

Më pas vjen Jon Fosse, shkrimtar dhe dramaturg norvegjez që ka gjasa prej 18/1 (5.3%).