Këto janë fytyrat e reja në kartëmonedhat 5, 10 dhe 20 dollarëshit

Departamenti i Thesareve ka njoftuar se do të ketë dizajne të reja në disa kartmonedha të valutës së dollarit.

Bota

21/04/2016 12:53

Harriet Tubman, 20 dollarësh

Araminta Ross, e njohur si “Minty,” ka lindur në skllavëri në bregun lindor të Merilendit në vitin 1822. Kur ajo ishte rreth 26 vjeçare u martua me John Tubman dhe u arratis në Filadelfia ku ndërroi emrin duke e marrë të nënës së saj, Harriet. Ajo më vonë u kthye për të shpëtuar anëtarët e familjes së saj dhe, mori rreziqe të mëdha në jetë duke udhëtuar gjatë natës nga jugu në veri për të shkuar në një shtëpi të sigurt nëntokësore. Kur filloi lufta e dytë botërore burri i saj Tubman, u bë një spiun.