Këto janë ftesat e dasmës së Besnik Qakës (Foto)

Menduat se dasmat e artistëve të estradës po përfundojnë.

ShowBiz

20/09/2017 12:57

Por jeni gabuar. Pas dasmave të shumëpërfolura në këtë vit të Getoar Selimit e Marina Vjollcës, Besit e Xhensilës, Orinda Hutës e Turjan Hyskës, edhe një artist i njohur po i jep fund beqarisë.

Bëhet fjalë për Besnik Qakën, këngëtarin e njohur nga grupi NRG Band.

Ai dhe e dashura e tij Lolita Begolli dashurinë e tyre do ta kurorëzojnë më datën 30 shtator e cila do të mbahet në Pejë.

Çifti simpatik nga Peja pothuajse janë bërë gati dhe tani janë duke shpërndarë ftesat miqve të tyre. Sipas një fotografie që posedon Express, kështu duken ftesat e dasmës së tyre.

Kujtojmë se Besniku dhe Lolita janë fejuar në gusht të këtij viti.