Këto janë fjalët e Rakitic pas super golit ndaj Tottenham

Ivan Rakitic ka shënuar një super gol në përballjen që Barcelona pati me Tottenham.

Sport

05/10/2018 22:05

Goli i kroatit madje u shpërblye me çmimin si goli i javës ne Ligën e Kampionëve, përcjell lajmi.net

“Ishte goli më i bukur që kam realizuar ndonjëherë. Gjithashtu ishte shumë i vlefshëm pasi u shënua ndaj një prej skuadrave më të mira në Evropë” ka thënë Rakitic.

Mesfushori është një prej pikave kyçe të formacionit katalunas edhe pse gjatë verës u fol për një largim të mundshëm nga “Camp Nou”. /Lajmi.net/