Këto janë fjalët e presidentit të Barcës pasi Valverde vazhdoi kontratën me skuadrën

Ernesto Valverde më në fund ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sport

15/02/2019 17:17

Valverde sot ka bërë zyrtarisht të ditur se do ta vazhdojë qëndrimin e tij në ‘Camp Nou’, pas një kohe të gjatë pa përgjigje.

Pas vendimit të trajnerit, një reagim erdhi edhe nga presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu.

“Duke rinovuar kontratën e Valverdes ne kemi siguruar vazhdimin me një trajner dhe njeri që përfaqëson në mënyrë të shkëlqyer vlerat e Barcelonës dhe mënyrën tonë të të kuptuarit të futbollit” ka thënë fillimisht Bartomeu, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi përpara një projekt fitues për Barcën” ka thënë ndër të tjerash presidenti i skuadrës katalane.

Valverde ka korrur sukses me Barcelonën në kampionatin spanjoll, mirëpo ka dështuar në garat e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/