Këto janë fjalët e para të Valon Berishës pas prezantimit te Lazio

Valon Berisha është tashmë edhe zyrtarisht pjesë e klubit italian të Lazios, që ka konfirmuar transferimin e tij nëpërmjet një komunikate të shpërndarë ditën e sotme.

Sport

03/07/2018 19:13

Në fjalët e para si futbollist i Lazios, ai shprehu lumturinë e këtij transferimi, ndërsa nuk harroi të falënderojë edhe klubin austriak të Salzburgut, ku edhe shkëlqeu.

“Jam ndier shumë mirë te Salzburgu, ku kam fituar shumë trofe dhe kam njohur shumë njerëz fantastikë. Momenti më i bukur ishte kualifikimi në gjysmëfinale të Europa League. Kishte ardhur momenti për të hedhur një tjetër hap, ndaj firmosa për Lazion, sepse është pjesë e një prej kampionateve më të mira në Europë. Salzburgu, gjithsesi, do të mbetet pjesë e rëndësishme e karrierës sime. Jam shumë i lumtur që kam firmosur për Lazion. Çfarë dite për mua dhe familjen time!. Kush do ta kishte besuar se një fëmijë nga një qytet i Norvegjisë (Egersund) do të mbërrinte në një qytet të madh të Italisë (Romë). Ëndrrat u bënë realitet. Po pres me padurim të takoj shokët e mi të rinj. Tani nis një punë e vështirë. Forca Lazio!”, deklaroi Valon Berisha.