Këto janë fjalët e Klopp pas triumfit ndaj Crystal Palace

Liverpool ka shënuar një fitore shumë të mundimshme në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Sport

19/01/2019 19:04

Në “dramën” që tregoi shtatë gola, ishin lojtarët e Jurgen Klopp ata që në fund rrëmbyen tri pikët.

Pas kësaj fitore të mundimshme, shumë i lumtur është shprehur edhe vet trajneri gjerman, i cili ka dhënë se ndihet shumë mirë.

“E dinim se ndeshja do të jetë e vështirë. Crystal Palace tradicionalisht kanë luajtur mirë kundër Liverpool dhe me përgatitjen fizike që kanë, ishte e dukshme se do të kishim probleme” ka thënë Klopp pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Ata janë shumë të mirë në kundërzbritje dhe nga ndërprerjet. Wilfried Zaha është një lojtar i nivelit më të lartë” ka thënë tutje gjermani.

“Rezultati ishte i mirë. Kemi 60 pikë dhe kjo është çmenduri. Jam shumë krenar” ka thënë ndër të tjerash ai.

Liverpool tani ka shtatë pikë më shumë se Manchester City, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak. /Lajmi.net/