Këto janë fjalët e Griezmann pas ceremonisë së “Topit të Artë”

Antoine Griezmann ishte në katërshen e fundit në garën për çmimin “Topi i Artë”.

Sport

03/12/2018 22:42

Ai, së bashku me Luka Modric ( i cili ishte edhe fitues), Kylian Mbappe  dhe Cristiano Ronaldo ishin katër lojtarët më të votuar.

Edhe pse nuk ishte fitues, Griezmann është shprehur i lumtur për suksesin e tij, duke falënderuar edhe bashkëlojtarët e skuadrës.

“Epo… do të doja që të isha fituesi, por jam krenarë që jam midis finalistëve” ka thënë fillimisht Griezmann.

“Jam këtu falë shokëve të skuadrës. Shpresoj që të mund ta zëvendësoj Lukan (si fitues) sa më shpejtë” ka thënë tutje francezi.

“E vërteta është se përveç kupës së Botës kam fituar edhe Superkupën e Evropës dhe Ligën e Evropës. Kjo nuk është keq” ka përfunduar francezi. /Lajmi.net/