Këto janë fjalët e Driton dhe Loriana Kuka pas medaljeve të arta

Loriana Kuka ishte njëra nga tri garueset kosovare që fitoi medaljen e artë në Tashkent.

Sport

12/11/2018 20:52

Kjo nuk ishte medalja e parë e Lorianës për këtë vit, pasi më herët fitoi edhe evropianin U-23.

Deri më tani, xhudistja jonë ka fituar katër medalje, dhe pyetja e gazetarit për Lorianën ishte; A janë shumë tri gara në tri javët e fundit?

Përgjigja e Lorianës ishte si vijon:

“Kam filluar shumë mirë javët e para. Edhe në javën e tretë kur do të shkoj të garojë do të shkoj pa presion dhe shkoj për të fituar përsëri” është përgjigjur Loriana.

Gjithashtu trajneri Driton Kuka ka thënë se është shumë i kënaqur me Lorianën. Ajo ka befasuar edhe trajnerin pasi as ai nuk e kishte pritur fitoren e saj.

“Loriana nuk ka pasur asnjë medalje në ciklin olimpik. Na duhen gjashtë fitore të tilla. E kam lajmëruar në këto gara pasi ajo u bë kampione në U-23 dhe doli e para, që thënë të drejtën më befasoi. Pavarësisht çfarë ndodh, kjo e përmbushi normën e saj për vitin 2018. Tri gara janë shumë për një vit, megjithatë Loriana dhe Distria janë më të reja dhe e përballojnë. Shpresoj që ajo arrin në tetë më të mirat dhe shpresoj të garojë pa stres” ishin fjalët e Toni Kuka.

Këtë konferencë për shtyp Driton Kuka dhe xhudistet tona e mbajtën menjëherë pasi arritën nga Tashkent në aeroportin “Adem Jashari”.

Xhudo është sporti që po i bënë “marketingun” më të madh Kosovës. /Lajmi.net/