Këto janë fanellat e bukura të Barcelonës për sezonin e ri

Barcelona ka bërë përzgjedhjen e fanellave për sezonin 2019/2020.

Sport

07/12/2018 08:29

Kampionët e La Liga kanë vendosur se si do të duken fanellat e tyre në sezonin e ri.

Katalanët për herë të parë kanë vendosur të ‘thyejnë’ traditën e fanellave tradicionale.

Fanella e parë nuk do të jetë ajo si jemi mësuar ta shohim, me dy ngjyrat tradicionale të vendosur në dy vija vertikale.

Këtë herë, Barcelona ka vendosur të dalë nga ai dizajn i fanellave, duke i vendosur ngjyrat e tyre në një format tjetër.

E bukur do të jetë edhe fanella e dytë, që është e ngjashme me atë të viteve të ’70, nga koha e Johan Cruyff./Lajmi.net/