Këto janë emojit më të përdorura në botë (Foto)

Një emoji flet më shumë se fjalët, dhe mund të shprehë në përpikëri atë që e keni në mendje dhe shpirt.

Fun

18/07/2016 09:54

Madje, këto figura flasin edhe shumë për personalitetin e përdoruesit.

Personat që përdorin shumë zemra, apo fytyrën me zemra në sy, janë shumë të dashuruar dhe ndjehen mirë.

Por, njëjtë nuk ndodhë edhe me ata që përdorin shumë figurën e nevojës, se del të janë paksa më negativ dhe të bezdisshëm.

E, në Ditën Botërore të Emoji-ve, Twitter e ka bërë një përmbledhje, sa i përket përdorimit të tyre, në vende të ndryshme të botës.

Në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Britani të Madhe përdoret më së shumti fytyra me pamje negative.

Brazili, Kolumbia dhe Argjentina del se janë shumë të dhënë pas muzikës, kurse India dhe Meksika pas lutjeve dhe devotshmërisë.

Turqia del të jetë më e buzëqeshura, kurse Arabia Saudite dashamirëse e zemrës së kaltër.

Shikoni fotografitë e publikuara, për të parë se cilat janë emojit më të përdoruara, në bazë të kategorive. /Telegrafi/