Këto janë efektet negative shëndetësore që sjellin kufjet

Teknologjia është duke ecur përpara nga dita në ditë dhe ne duke qenë të varur nga ato i neglizhojmë efektet e dëmshme shëndetësore që vinë së bashku me teknologjinë.

Auto & Tek

07/11/2018 20:20

Kufjet janë bërë me kohë pjesë e përditshmërisë tonë, duke shetitur, duke përdorur telefonin në shtëpi, duke shkuar në shkollë, punë apo fakultet.

Por, sa jemi të interesuar në lidhje me efektet e dëmshme shëndetësore që i sjellin ato veshëve dhe trurit tonë në përgjithësi?

Këtu do të njoftoheni me disa nga dëmet shëndetësore që shkaktohen nga kufjet:

Komplikimet dhe humbja e dëgjimit:

Kur jeni duke përdorur kufjet, zëri shkon direkt në veshin tuaj. Vëllimi i tij kalon 90 decibel e që mund të dërgoj në komplikime e madje edhe në humbje graduale të dëgjimit. Nëse vëllimi kalon 100 decibel dhe për 15 minuta dëgjohet muzikë, kjo gjë mund të dërgoj direkt në humbje të dëgjimit. Atëherë nëse ju jeni duke përdorur kufjet, jo me çdo kusht duhet të dëgjoni muzikë me volum të lartë, transmeton lajmi.net

Infeksionet e veshit: 

Kufjet e juaja përsonale i ndani me të tjerët? Kjo lehtë mund të shkaktoj infeksione të veshit. Para se ato t’i ndani me të tjerët sigurohuni që së pari t’i sterilizoni ose mos i huazoni fare.

Bllokimi i kalimit të ajrit në vesh:

Sot, të gjitha kompanitë që merren me prodhimin e kufjeve sigurohen që ju të dëgjoni muzikë me kualitet të mirë të zërit nga ato, por ne nuk jemi të vetëdijshëm që kjo mund të jetë e dëmshme. Duke i vendosur kufjet, kalimi i ajrit bllokohet dhe toni i lartë i muzikës kalon pa asnjë pengesë në veshin tonë. Bllokimi i ajrit shumë lehtë dërgon në infeksion dhe nga toni i lartë i zërit në komplikime të dëgjimit. Nëse keni tringëllima në vesh, kjo mbase mund të jetë nga efekti i kufjeve.

Veshët e mpirë:

Studimet e fundit kanë treguar se dëgjimi i gjatë i muzikës me kufje rezulton në veshët e mpirë të cilët për një kohë kanë probleme me marrjen e zërit pasi të largohen kufjet e pastaj kthehen në normalitet, kjo mund të dërgoj në komplikime dhe humbje totale të dëgjimit, shkruan lajmi.net

Dhimbja e veshëve:

Njerëzit që përdorin shumë kufje janë të prirur të ankohen për gumëzhima në vesh dhe dhimbje të mprehtë në pjesë të caktuara të veshit.

Efektet e këqija në tru:

Valët elektromagnetike që prodhohen nga kufjet mund të jenë rreziqe serioze për trurin tuaj edhe pse nuk ka dëshmi të forta shëndetësore për këtë gjë, disa studime kanë treguar se njerëzit që përdorin shumë kufjet janë më të prirur të kenë probleme me trurin.

Aksidentet:

Aksidentet që ndodhin çdo ditë në mesin tonë, shpeshherë janë të lidhura me përdorimin e kufjeve derisa jemi duke lëvizur në komunikacion, e që në shumë raste përfundon me fatalitet, andaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Pas gjithë këtyre efekteve të dëmshme që sjellin kufjet besoj që secili duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj përdorimit të tyre, ose të dëgjoni muzikë me volum më të vogël të zërit.

Këto janë disa këshilla për përdorimin e kufjeve: 

Shmangni përdorimin e kufjeve të vogla (Që direkt shkojnë në veshin tuaj).
Shmangni ndarjen e kufjeve me të tjerët (Ose sterilizoni ato pas çdo huazimi).
Nëse kufjet tuaja janë me gomë apo sfungjer, sigurohi që t’i ndërroni gomën apo sfungjerin së paku njëherë në muaj.
Mos përdorni kufje kur jeni duke lëvizur në komunikacion.
Mos dëgjoni muzikë me volum të lartë./Lajmi.net/