Këto janë dobitë shëndetësore të misrit

Misri është një produkt me shumë vlera që mund ta përdorni në gjitha vaktet e ditës suaj, pasi ka një përmbajtje të lartë në karbohidrate dhe shumë fibra, njësoj si buka ose ndryshe si gruri.

Lifestyle

10/02/2019 09:50

Po ashtu misri është një nga ushqimet më karakteristike të kësaj stine.

Mënyra më e mirë për të konsumuar misrin është ajo e zierjes, pasi pjekja në prush e dëmton strukturën e lëkurës së misrit, e cila mund të shkaktojë probleme të stomakut, transmeton Klan Kosova.

Me zierjen ne përfitojmë gjithë të mirat që misri ka me bollëk si:

-Vitamina C, folate dhe të kompleksit B duke përbërë kështu një ushqim të shkëlqyer për zemrën

-Antioksidantë si luteina dhe zeaksanthinë që forcojnë shikimin

-Fibra që ushqejnë veçanërisht zorrën e trashë duke përmirësuar situata si kapsllëku dhe hemorroidet!

-Proteina, të cilat së bashku me fibrat ndikojnë shumë mirë edhe në rregullimin e sheqerit në gjak!

-Misri gjithashtu siguron një pjesë të madhe të vlerave ditore në acid folik, një vitaminë shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë.