Këto janë dobitë shëndetësore sipas minutave që ushtroni

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm, ai vepron jo vetëm në aspektin fizik por edhe në shëndetin mendor.

Lifestyle

20/02/2017 23:00

Është keqkuptim se nuk do të keni ndonjë avantazh në ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor, në qoftë se ju ushtroni më pak në vazhdimësi.

Shëtitja prej 35 minutave në ditë, për shembull, zvogëlon depresionin. Nuk është e nevojshme që gjatë gjithë ditës të praktikoni ushtrime të mundimshme për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor. Aktiviteti minimal ndonjëherë është i mjaftueshëm.

Studimet kanë treguar se sa duhet të ushtroni çdo ditë ose javë për të parandaluar sëmundjet kronike:

– 450 minuta të ushtrimit në javë zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme

– 175 minuta në javë me aktivitet fizik zbut simptomat e depresionit

– 150 minuta aktivitet fizik në javë zvogëlon rrezikun e kancerit

– 120 minuta në javë me ushtrime aerobike përmirëson kujtesën

– 60 deri në 90 minuta të ushtrimeve në javë zvogëlojnë presionin e gjakut

– 30 minuta të ushtrimeve të kohepaskohëshme në javë mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit tip 2.