Këto janë disa ushtrime mjaft efikase për çlodhjen e syve

Në këtë kohë kur mjetet elektronike janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë, ajo që ne më së paku i kushtojmë kujdes janë sytë.

Lifestyle

09/07/2016 00:15

Puna, lodhjet, stresi, pluhërat e gjëra të tjera mund të ndikojnë në lodhjen e syve e madje edhe negativisht në shëndetin e tyre, transmeton lajmi.net

Ne kemi mbledhur disa ushtrime të cilat duhet të praktikohen me durim, për të çlodhur sytë e madje edhe ndoshta t’i largoni syzet përgjithmonë.

Para dhe pas çdo ushtrimi sytë duhet të jenë të mbyllur dhe të pushuar për së paku 1 minutë.

Teknika e pëllëmbës:

Uluni, mbyllni sytë dhe ktheni kokën nga dielli. Fshini shuplakat e duarve bashkë me forcë deri sa të fitojnë nxehtësi pastaj duke i mbajtur të mbyllur sytë gjatë gjithë kohës vendosni shuplakat në sy dhe ndjeni se nxehtësia është duke u transmetuar në sy. Këtë ushtrim përsëriteni 3 herë duke mbajtur sytë të mbyllur gjatë gjithë kohës. Është më e preferueshme të bëhet në agim. Ky ushtrim rigjallëron dhe relakson nervat optike.

Shikimi afër dhe larg:

Së pari uluni në një pozitë ku trupi juaj fiton rehati dhe përqëndroni shikimin tek hunda juaj, pastaj një objekt larg dhe përseriteni kështu disa herë.

Shikimi poshtë dhe lartë:

Uluni në pozitë të rehatshme dhe mbani krahët drejt, pastaj drejtoni krahun duke hapur gishtin tregues dhe lëvizeni atë poshtë-lartë ngadalë gjithnjë duke e pasur shikimin të fokusuar tek gishti. Ky ushtrim praktikohet 5 herë me gishtin tregues të dorës së majtë dhe 5 herë me të dorës së djathtë.

Shikimi rrotullues:

Njëlloj si tek ushtrimi më lartë, gishtin me gishtin tregues të njëres dorë bëni lëvizje rrethore gjithmonë duke fokusuar shikimin tek gishti, e pastaj me të dorës së majtë. Për secilen dorë nga 5 ushtrime.

Shikimi drejtë dhe anash:

Gishtin e dorës së majtë vendoseni tek gjuri juaj dhe gishtin e dorës së djathtë drejt me trupin, pastaj lëvizni shikimin pa e kthyer kokën herë në njërin e herë në tjetrin gisht. Përsëriteni këtë ushtrim 15-20 herë në njëren anë e pastaj në anën tjetër të trupit./lajmi.net