Këto janë dhjetë gjërat e çuditshme në të cilat Donald Trump beson

Donald Trump ka çuditur shpesh me deklaratat e tij.

Bota

10/11/2016 22:33

Por ka disa gjera që ai vërtet beson, ose ka dhënë këtë përshtypje.

Ja cilat janë ato:

Duhet të ketë video mbikëqyrje në çdo xhami. Trump mendon se duhet të ketë masa antiterrorizëm ndaj myslimanëve.

SHBA duhet të torturojë me ujë terroristët, për të marrë informacione.

Trump ka mbrojtur Saddam Hussein: Ai ka qenë një njeri i keq, por ama luftoi terroristët, bëri gjëra të mira.

Trump  ka thënë se nuk do të lejojë sirianët të hyjnë në Amerikë. Parisi, sipas Trump, dëshmoi se edhe një numër i vogël migrantësh mund të bëjnë dëme të mëdha.

Trump ka deklaruar se çdo kush që fiton më pak se 25 mijë dollarë në vit, nuk duhet të paguajë taksë mbi të ardhura. Ata duhet të plotësojnë vetëm një faqe ku shkruan “unë fitoj”.

Sipas Trump, shoqata e njerëzve me ngjyrë është një problem i madh, Ai tha se afro-amerikanët vrasin më shumë se çdo komunitet tjetër.

Trump ka deklaruar se Tokio dhe Seuli duhet të lejohen të zhvillojnë arsenale bërthamore.

Trump ka thënë për veten “se është një djalë vërtetë i mirë”. “Jam një djalë i mirë, më besoni. Jam djalë i mirë, por edhe i pasionuar ta bëj vendin më të madh sërish”, ka thënë ai.

Trump ka thënë se “ndryshimet klimatike janë thjesht mot, dhe shkenca pas kësaj është një mashtrim”, transmeton tema.

“Presidenti Putin ka një kontroll të shkëlqyer ndaj vendit të tij dhe do të shkojmë shumë mirë bashkë”, ka deklaruar Trump.