Këto janë dëmet e alkoolit në organizëm – Lajmi.net
Këto janë dëmet e alkoolit në organizëm
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 19:42, 12 April 2018
Konsumi i alkoolit është shumë i lartë, sidomos në radhët e të rinjve në vendet e zhvilluara.

Ky është dhe shkaku kryesor i incidencës më të lartë të steatozës alkoolike dhe cirrozës në mëlçinë e konsumuesve të rregullt të alkoolit. Dëmet prej tij shkaktohen më së shumti në mëlçi, tru dhe më pak në zemër.

Në mëlçi, alkooli i konsumuar, shkakton dëmtime të qelizave hepatike, dëmtim që rritet në kohë duke u varur nga doza e konsumuar, kohëzgjatja e konsumit, si dhe nga veçoritë fiziologjike të individit.

Njerëzit që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndiejnë gjë, papritur, një ditë gjenden para një fakti të hidhur. Mëlçia e tyre ka marrë fund duke u kthyer në një mëlçi steatozike, ose më keq akoma në mëlçi cirrotike. Ata mund të kenë pasur shqetësime të lehta që nuk ia vënë veshin, pasi prekja e mëlçisë nga alkooli shpesh është asimptomatike. Nuk janë të pakta rastet kur zbulimi i një dëmtimi hepatik bëhet në ekzaminimet rutinë që bëjnë pacientët, ose në testet e funksionit hepatik që ata realizojnë (gjak komplet për matjet e bilirubinës, fosfatazës alkaline, kohës së protrombinës, aminotransferazave, gama glutamil transpeptidaza etj).

Jo pak dëmtime nga alkooli pëson edhe pankreasi. Përdorimi i zgjatur i tij e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë, sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave pankreatikepër të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve, sidomos të yndyrnave të marra me dietën ushqimore.

Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e të dehurit, në të cilën sistemi nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme, apo të pavullnetshme të personit në fjalë.

Dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë. Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1000-2000 neurone, qelizat funksionale të trurit, të cilat nuk rigjenerohen më pas dëmtimit. Kështu që përdoruesit kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë personin drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit. Përveç kësaj, edhe vetë cirroza e zhvilluar në mëlçi, shfaqet me dëmtim të trurit si pasojë e shtimit të toksinave në trup që normalisht duhet të metabolizoheshin prej mëlçisë, shkruan bota.al. Një mëlçi jo tepër funksionale nuk ka se si t’i largojë këto toksina, duke bërë të mundur grumbullimin e tyre në organizëm dhe dëmtimin e trurit.

Alkooli është një substancë që mund të krijojë varësi. Përdorimi, dhe për më tepër abuzimi mund të shkaktojnë një sërë problemesh personale, familjare, financiare, ligjore, arsimore , sociale, aksidente dhe vdekje.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO