Këto janë “dekorimet” e varrezave të mafiozëve rusë /FOTO

Të përjetësuar në mermer, gangesterët e viteve ’90 nuk e kanë kursyer luksin as në “botën tjetër”…

Fun

19/09/2018 14:49

Ishin vitet e para pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe grupet mafioze në Rusi u përhapën shpejt. Kur të tjerët mezi përballonin një Lada, ata shëtisnin me Mercedes e Volvo. Por edhe pse jetonin në luks, kishin “vesin e keq” të vdisnin shpejt.

Kështu që familjarët dhe miqtë e tyre nuk i kursenin paratë për t’i siguruar banesën e fundit. Në varrezat e qytetiti Yekaterinburg, mafiozët menduan të ngrenë pllaka mermeri me përmasat e miqve të tyre, duke i gdhendur aty bashkë me makinat, bizhuteritë dhe pijet e shtrenjta që konsumonin.

Më poshtë, një fotogaleri që nuk duhet humbur.