Këto janë arsyet përse fëmija fle gojëhapur, ç’tregon kjo gjë për shëndetin e tij – Lajmi.net
Këto janë arsyet përse fëmija fle gojëhapur, ç’tregon kjo gjë për shëndetin e tij
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 19:00, 13 February 2018
Gjatë gjumit fëmijët mund të bëjnë shprehi të ndryshme të fytyrës. Disa prej tyre mund të jenë argëtuese, por disa të tjera mund të fshehin probleme. Për shembull çfarë fsheh fëmija nëse fle gjithmonë me gojën e hapur?

Mund të mos ketë arsye: Pikë së pari duhet të dini se nëse fëmija është disa ditësh, kjo gjë është normale dhe nuk është shenjë për t’u shqetësuar. Ky është një zakon, mund të ndodhë që fëmijë të hapë e të mbyllë gojën herën pas here. Megjithatë duhet patur parasysh se mund të ndikojnë edhe disa faktorë ndaj të cilëve duhet të jeni të vëmëndshëm.

Faktorët e jashtëm: Një nga shkaqet pse fëmija e mban gojën hapur teksa fle mund të jetë ajri i thatë e më i ngrohtë se normalja.

Probleme me frymëmarrjen: Ndonjëherë kjo mund të tregojë se fëmija ka vështirësi në frymëmarrjen me hundë dhe e kryen këtë proces me gojë. Por kjo është një situatë kalimtare dhe sapo t’i rikthehet kushteve normale shëndetësore, do të flejë sërish me gojën e mbyllur.

Duhanpirja: Një tjetër problem mund të jetë thithja e nikotinës nëse fëmija ka qëndruar në ambient me duhanpirës.

Probleme emocionale: Gjumi me gojën e hapur mund të tregojë gjithashtu se fëmija ka tensione emocionale si pasojë e mungesës së kontaktit fizik me prindin./Burimi ”përnënat”

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master Japan
  • Play 8 Ball Pool