Këto janë 8 urat më të bukura të ndërtuara ndonjëherë

  Millau Viaduct E njohur ndryshe edhe si Ura Millau, ajo nuk është vetëm një nga urat më mbresëlënëse në botë, por edhe një nga më të lartat, duke arritur në 343 metër. Ura Golden Gate Kjo ndoshta është një nga urat më të famshme, jo se ka një dizanj të veçantë, por sepse për…

Lifestyle

25/08/2016 22:02

 

urat-me-te-bukura-te-ndertuara-ndonjehere-1

  1. Millau Viaduct

E njohur ndryshe edhe si Ura Millau, ajo nuk është vetëm një nga urat më mbresëlënëse në botë, por edhe një nga më të lartat, duke arritur në 343 metër.

urat-me-te-bukura-te-ndertuara-ndonjehere-2

  1. Ura Golden Gate

Kjo ndoshta është një nga urat më të famshme, jo se ka një dizanj të veçantë, por sepse për kohën kur u ndërtua solli mjaft risi. Ajo ndodhet në Kaliforni, është e lartë 227 metër dhe ka një gjatësi rreth 2,737 metër.

urat-me-te-bukura-te-ndertuara-ndonjehere-3

  1. Ura Harbour, Sidnej

Kjo është padyshim një kryevepër e bukur arkitektonike, por kjo nuk është arsyeja e vetme pse Ura Harbour në Sidnei është në këtë listë. Ndërsa shumica e urave kanë vetëm një korsi, kjo në fakt është një autostradë. Ajo është e pajisur me tetë korsi për makina, dy për tramvaje, një korsi për biçikletat dhe një vendkalim për këmbësorët. Ajo është e gjerë 40 metër dhe ka një gjatësi rreth 1,149 metër.

urat-me-te-bukura-te-ndertuara-ndonjehere-4

  1. Ura Helix

Me një arkitekturë krejtësisht ndryshme nga ajo që ju mund të prisni nga një urë, Ura Helix impresionon me bukurinë e saj unike. Struktura e saj është e përbërë nga mijëra shufra metalike, të rregulluara në mënyrë të tillë që krijojnë një spirale të gjatë. Natën ajo bëhet më e bukur më anë të shumë dritave, të cilat janë vendosur në të gjithë strukturën e saj dhe nxjerrin në pah spiralen Helix. Ajo ndodhet në Singapor dhe ka një gjatësi prej 280 metër.

urat-me-te-bukura-te-ndertuara-ndonjehere-5

  1. Ura Langkawi Sky

Kjo urë ndodhet në Malajzi. Ajo është 100 metra mbi tokë dhe ofron një pamje shumë të bukur të arkipelagut Langwaki.

urat-me-te-bukura-te-ndertuara-ndonjehere-6

  1. Ura Infinity

Kjo urë dallohet për arkitekturën e saj moderne, e cila kur pasqyrohet në ujë jep imazhin e simpolit të pafundësisë. Ajo është e lartë 40 metër dhe ka një gjatësi 240 metër.

urat-me-te-bukura-te-ndertuara-ndonjehere-8

  1. Ura Kullë (Tower Bridge), Londër

U inaugurua në vitin 1894  dhe padyshim ajo është një nga urat më të famshmë në botë si edhe një nga atraksionet kryesore turistike në Londër. Me dy kulla të stilit mesjetar ura është një pjesë e rëndësishme e sistemit të transportit në Londrë, pasi lidh dy anët e Lumit Thames.

urat-me-te-bukura-te-ndertuara-ndonjehere-7

  1. Ura Khaju

Ura Khaju ndodhet në provincën e Isfahan në Iran. Ajo u ndërtua nga mbreti i Persisë Shah Abbas II rreth vitit 1650, mbi themelet e një ure të vjetër. Gjatësia  e saj është rreth 133 metër. Ajo është e formuar nga 23 harqe prej guri dhe gjithashtu funksionon edhe si një digë, e cila rregullon rrjedhjen e lumit.