Këto janë 20 qytetet më të banueshme në botë këtë vit – Lajmi.net
Këto janë 20 qytetet më të banueshme në botë këtë vit
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 10:33, 12 April 2018
Për të nëntin vit radhazi, Vjena arrin vendin e parë në renditjen Mercer në qytete me cilësinë më të mirë të jetës në botë. Përkundër paqëndrueshmërisë aktuale ekonomike në kontinentin evropian, kryeqyteti austriak bashkohet me tetë qytete të tjera evropiane në dhjetë të parat.

Ky është edicioni i 20-të i renditjes Mercer . Konsulenca, e specializuar në këshillimin e kompanive shumëkombëshe në transferimin e të punësuarve, vlerësoi më shumë se 450 qytete në mbarë botën. Renditjet e tyre marrin parasysh 39 faktorë të ndarë në 10 kategori, duke përfshirë mjedisin politik dhe ekonomik, statusin socio-kulturor, higjienën, mundësitë arsimore dhe kohën e lirë, tregjet e shtëpive dhe fatkeqësitë natyrore.

Në nivel rajonal, Vancouver (5), Singapori (25), Montevideo (77) dhe Port Louis (83) janë qytetet më të larta në Amerikën e Veriut, Azi, Amerikën Latine dhe Afrikë. Sipas Mercer , njëzet qytete me cilësinë më të mirë të jetës në botë janë:
1. Vjenë, Austri
2. Zürich, Zvicër
3. Auckland, Zelanda e Re
4. Mynih, Gjermani
5. Vancouver, Kanada
6. Düsseldorf, Gjermani
7. Frankfurt, Gjermani
8. Gjenevë, Zvicër
9. Kopenhagë, Danimarkë
10. Basel, Zvicër
11. Sydney, Australi
12. Amsterdam, Holandë
13. Berlin, Gjermani
14. Bernë, Zvicër
15. Wellington, Zelanda e Re
16. Melburn, Australi
17. Toronto, Kanada
18. Luksemburgu , Luksemburgu
19. Ottawa, Kanada
20. Hamburg, Gjermani. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Bota, Evropa, Qytetet

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Zombie Big Trouble