Këto ishin fjalët e para të Ledrit si nënkryetar i klubit basketbollistik ‘Z Mobile Prishtina’

Ledri Vula prej sot e tutje do të jetë nënkryetar i klubit basketbollistik 'Z Mobile Prishtina'.

ShowBiz

19/09/2018 15:59

Në një konferencë për media, presidenti i ‘KB Prishtina’, Blerand Stavileci e ka konfirmuar këtë para gazetarëve, shkruan lajmi.net

‘Me propozimin tim dhe vendimin e bordit të klubit të basketbollit ‘Z Mobile Prishtina’, prej tash e tutje ka me ushtru funksionin e nënkryetarit të klubit”, tha Stavileci ndërsa edhe Ledri si tashmë nënkryetar i ka disa fjalë.

”Prej momentit që jemi taku, kur me ka tregu çka po flitet për te ardhmen e spotit siç është basketbolli une me 100 e 10 % jom kon po me qenë pjesë e kësaj. Une me qaq sa kom dieni ko me qenë ktu me investu në të ardhme të Basketit” tha Vula./Lajmi.net/