Këto gjëra tregojnë se partneri është ‘krijuar’ për ty

Nëse besoni në dashuri të vërtetë, ideja për të kaluar gjithë jetën me dikë që e pëlqeni shumë është e guximshme.

Lifestyle

04/12/2015 21:20

Kështu, nëse tashmë besoni se e keni gjetur dashurinë e vërtetë, këto janë gjërat që dëshmojnë se ai është krijuar për ju.

Keni interesat e përbashkëta, jo vetëm hobit
Nëse e dashura juaj pëlqen shfaqjet e njëjta televizive, librat dhe filmat si ju, atëherë kjo është një shenjë se ju mund të jetoni një jetë të bukur me të.

Nëse i zgjidhni grindjet lehtë
Çdo çift grindet dhe kjo është normale. Por, ju mund ta dini nëse jeni krijuar për njëri-tjetrin kur argumentet dhe grindjet i zgjidhni shumë shpejtë dhe ato nuk ndikojnë në dashurinë tuaj.

Mund të jetoni së bashku
Të jetoni bashkë nën një çati është vështirësia më e madhe në një marrëdhënie. Nëse ideja e të jetuarit bashkë nuk ju duket e mirë, atëherë duket se ajo ose ai nuk është për ty, transmeton lajmi.net.

Mund të mbani balancën shoqe/e dashur
Po, kjo balancë është gjëja më e vështirë ndoshta që keni për ta menaxhuar në jetë. Nëse jeni diku jashtë ndonjë mbrëmje me të dashurën dhe shoqja juaj ju dërgon një mesazh ku ju thotë se dëshiron të takoheni në lokalin më të afërt, çfarë do të bënit? A do të shkonit vetëm, me të dashurën, apo do t’i thoshit se nuk mund të shkoni? Nëse arrini ta mbani balancën shoqe/e dashur, atëherë është koha që ta dini se partneri juaj është krijuar për ju.

Keni seks të mrekullueshëm
Qoftë nëse është seks “i egër”, seks lojërash, seks krishtlindjesh, seks mëngjesi, pasdite, mbrëmje apo seks i dehur, dembel dhe megjithatë kënaqeni me të, atëherë kjo është një shenjë tjetër se ju jeni me personin e duhur që seksi është gjithmonë i mirë, edhe kur është i keq. (lajmi.net)