Këto fshatra të Malishevës nuk do të kenë rrymë të enjten për një orë

Disa fshatar të Malishevës nuk do të kenë nesër rrymë nga ora 12:00 deri në 13:00. Kështu ka bërë të ditur KEDS, duke theksuar se ndalesa është e planifikuar për shkak të disa riparimeve.

Lajme

11/01/2017 16:21

Sipas KEDS më 13.01.2017 në NS 35/10 kV Malisheva do të shkyçet:  Dalja 10 kVCarralluka (Kodi:82082001)  prej orës 12:00 deri në orën 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Caralluka I, Drenoci, Vërmica e Malishevës, Skarashniku, Tërpeza e Ulët, konsumatorët komercialë.

“Arsyeja e ndërprerjes: manipulimi me ndërprerës në LP 10 kVCarralluka”, ka bërë të ditur KEDS, në një komunikatë për media. /Lajmi.net