Këto foto tregojnë saktë si do të duket Galaxy S8

Samsung pritet që ta lansojë Galaxy S8 të mërkurën – dhe një numër publikimesh online tregojnë se si do të duket celulari.

Auto & Tek

28/03/2017 00:28

Tani ‘WinFuture’ pretendon se ka fotografitë e lansimit zyrtar të S8 dhe disa detaje shtesë.

Fotografitë dhe raporti, nëse janë të sakta, konfirmojnë shumë thashetheme që tashmë kanë qarkulluar në internet rreth S8.

Kështu, celulari do të ketë:

Një ekran me skaje të rrumbullakosura dhe pa buton fizik

Një skaner të syve afër kamerës së përparme, të cilën mund ta përdorni për ta hapur celularin

Janë dy modele: Një me ekran 5.8 inç dhe një me 6.2 inç

S8 do të vijë në ngjyrë të zezë, të hirtë, të kaltër dhe të hirtë ‘orkide’

Do të ketë kamerë 12MGP mbrapa dhe një kamerë 8MGP përpara

Celulari do të jetë 8mm i hollë

Dhe këto janë fotografitë që pretendojnë se tregojnë pamjen zyrtare të celularit: