Këto fanella do t’i veshë Shqipëria sonte (FOTO)

Shqipëria do të paraqitet ndaj Rumanisë me fanellat me ngjyrë të zezë.

Sport

19/06/2016 11:52

Pasi luajti ndaj Zvicrës me fanella të kuqe, ndërsa ndaj Francës në të bardha, Shqipëria do të paraqitet ndaj Rumanisë me fanellat e zeza.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të UEFA-së, përcjell Lajmi.net.

Shqipëria i kishte bartur fanellat me ngjyrë të zezë edhe në fitoren 0:3 ndaj Armenisë, ndeshje në të cilën e siguruan kualifikimin historik në “Euro 2016”.

Kundërshtarët e sontëm të kuqezinjve, Rumania, do të jenë të veshur në të verdhat e tyre tradicionale.


Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.