Këto dy ushqime ju shkaktojnë kancerin!

Shkencëtari gjerman dhe fitues i çmimit “Nobel” në fushën e fiziologjisë, Harald zur Hausen, ka konstatuar që virusi jo mirë i studiuar, i cili shfaqet tek lopët, mund të shkaktojë kancerin tek njerëzit!

Lifestyle

15/03/2017 02:56

“Konsideroj që kafshët shtëpiake mund të jenë shkaktarët direkt të kancerit të zorrës së trashë tek njerëzit. Kemi të dhëna eksperimentale që e konfirmojnë këtë tezë. Mirëpo, këtë tashmë duhet ta vërtetojmë”, ka theksuar Hausen.

Edhe shkencëtarët e tjerë më herët kanë tërhequr vërejtjen që përdormi i mishit të kuq (mishit të gjedhit, të viçit, të kalit, të deles dhe të derrit) rrit rrezikun e sëmurjes nga kanceri kolorektal.

Mirëpo, Hausen konstaton që rreziku vjen vetëm nga mishi i gjedhit, por edhe nga qumështi i lopëve, edhe pse kjo nuk duket edhe aq e pabesueshme!

“Shpjegimi tradicional është lidhur me përgatitjen e mishit për ushqim nga skara, ndërkaq nga aty janë nxjerrë konstatimet që mishi i pjekur në skarë çon në formimin e kancerogjeneve.

Kjo tezë humb rëndësinë meqë kancerogjene të tilla formohen edhe me rastin e fërgimit të mishit të peshkut dhe të pulës, ndërsa askush nuk çan kokën që përdorimi i mishit të shpezëve dhe peshkut shton rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, thekson ky shkencëtar.
Ai gjithashtu tregon që niveli i sëmundjeve kolorektale nga kanceri është rritur shumë pas Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

Ai është i bindur që kjo në mënyrën më të drejtpërdrejtë është e lidhur me atë që në këto shtete është bërë i popullarizuar mishi i importuar i gjedhit.

Shkencëtari gjerman shton edhe që në shtetet aziatike shumë më rrallë ndodhin sëmundje të kancerit në gjëndrat qumështore, për shkak se në ato shtete minimalisht përdoret në ushqim qumështi i lopës dhe prodhimet e qumështit.

Hausen në numrin e fundit të revistës shkencore International Journal of Cancer ka bërë publike që ka studiuar shkaktarët e gjakut dhe qumështit të lopës dhe që në ta ka zbuluar elemente të ADN-së të cilat mund t’i përkasin virusit të panjohur, i cili ka mundur të jetë shkaktar i kancerit.