Këto dy gjëra i bëjnë njerëzit të tradhtojnë

Rreth 60% e meshkujve dhe 50% e femrave kanë pranuar se kanë tradhtuar.

Lifestyle

01/11/2015 09:30

Por, çfarë e bën dikë të tradhtojë? Terapistët dhe psikologët kanë provuar t’i gjejnë arsyet prapa tradhtisë, ku kanë gjetur disa dëshmi se disa përbërës në trurin tonë janë përgjegjës për këtë.

Një studim ekzaminoi gjenin D4 të më shumë se 200 vullnetarëve – neurotransmiterin që e kontrollon kënaqësinë në tru.

Gjatë studimit u zbulua se 50% e njerëzve me dy apo më shumë forma alternative të këtij gjeni kishin tradhtuar partnerin e tyre, krahasuar me 22% të tyre të cilët nuk kishin forma alternativ të gjenit D4.

Ekziston edhe një hormon që ka ndikim në tradhti: vasopresini. Ky hormon, ngjashëm me oksitocinin (që lëshohet gjatë seksit), nëse është mbi nivelet normale në trupin e dikujt, atëherë ai njeri ka më shumë gjasa që të tradhtojë. (lajmi.net)