Këto do të luajë Alves në sezonin e ri

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves nuk do të largohet nga Camp Nou, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

28/04/2015 12:31

Dani Alves do të mbetet në Barcelonë.

Për këtë është i sigurt “Cadena Cope” që raporton se mbrojtësi brazilian, në skadim të kontratës në fund të këtij sezoni, do të nënshkruajë marrëveshje të re në Camp Nou, duke mos u larguar nga klubi.

Trajneri Luis Enrique ka vendosur t’ia plotësojë kërkesat Alvesit i cili nga ana e tij dëshiron të mbetet në Barcelonë në mënyrë që fëmijët e tij të rriten në Kataloni.

Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në fund të këtij sezoni.