Këto do të jenë zgjedhjet e Solskjaer pas lëndimit të Lingard dhe Martial

Trajneri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer nuk do të mund të llogarisë në Jesse Lingard dhe Anthony Martial për dy ndeshjet e ardhshme të skuadrës.

Sport

15/02/2019 18:30

Ai do të duhet të ftojë lojtarët nga akademia, si Tahith Chong dhe Angel Gomes, për t’iu dhënë nga një shans që të shkëlqejnë në skuadrën e parë.

Gjatë humbjes në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint Germain, Man Utd humbi edhe dy yjet e skuadrës Martial dhe Lingard të cilët pësuan lëndime.

“Është një shans për secilin që luan – Alexis, Lukaku, Chong apo Angel” ka thënë Solskjaer gjatë së premtes, transmeton lajmi.net.

“Anthony dhe Jesse kanë bërë shumë mirë me ne, ata janë vital në sulm me shpejtësinë dhe cilësitë e tyre” ka thënë tutje Ole.

Duket se Solskjaer është i vendosur që t’iu jap mundësi lojtarëve të rinj që të vijnë në shprehje. /Lajmi.net/