Këto do të jenë masat e Valverde pas vonesës tjetër të Dembele

Ousmane Dembele ka vazhduar me sjelljet e njëjta, duke u shfaqur dje me shumë vonesë në stërvitje.

Sport

10/12/2018 17:30

Lojtari është raportuar të jetë paraqitur në seancën stërvitore dy orë pasi që ajo ishte planifikuar të fillojë.

Fiks një muaj më parë lojtari kishte pasur të njëjtin problem, pas së cilit ishte lënë jashtë skuadrës.

Por, cili do të jetë veprimi i Ernesto Valverde kësaj radhe? Këtë ai e ka treguar për “Marca”.

“Do të mundohemi ta zgjidhim këtë problem nga brenda” ka thënë Valverde, transmeton lajmi.net.

“Ai është një lojtarë jashtëzakonisht i talentuar dhe ne duam ta ndihmojmë atë. Ai jep shumë në fushë për skuadrën” ka thënë tutje trajneri  i blaugranëve.

Është thënë më herët se Dembele ka probleme serioze me ushqimin e shpejtë si dhe me varësinë nga video lojërat. /Lajmi.net/