Këto bikini do ta bëjnë verën tuaj super emocionuese

Ndoshta për shumicën prej jush stina e verës është më e preferuara, por me këto jelekë bikini "TaTa Top" padyshim se vera juaj do jetë më emocionuese.

Fun

29/06/2014 22:12

Sigurisht se njerëzit të cilët e shpikën këtë pamje të re të bikinive nuk e kanë bërë atë thjeshtë sepse janë një grup i djemve të cilët pëlqejn qumështoret e grave apo sepse ata kanë një dhunti për modën e re.

Në fakt qëllimi kryesor i këtyre bikinive është barazia gjinore. Përderisa meshkujt mund të ecin lirshëm me thithat e tyre jashtë, pse nuk munden edhe femrat që ta bëjnë një gjë të tillë?!

Nëse nuk jeni të vetëdijshëm, ka një lëvizje #FreeTheNipple dhe këto bikini, edhe pse nuk janë të lidhura direkt, vijnë në mesin e përpjekjeve të tjera për të ekspozuar këtë problem.

Instagram i ka hequr fotot, kështu që me këto bikinit e epërme ndoshta është mundësia më e mirë që të arrihet synimi. Ju nuk do të bëni diçka të paligjshme dhe ju nuk do keni nevojë që të brengoseni nga Instagram që të mos vëreheni.