Këto 5 pika do t’iu shpjegojnë se pse marrëveshja me Iranin quhet historike

Pas gati dy vjet negociatash të vështira, Irani dhe fuqitë botërore më në fund kanë arritur një marrëveshje historike që do të duhej të kufizonte programin bërthamor të Iranit, raporton CNN.

Bota

14/07/2015 16:18

Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania, më në fund kanë arritur një marrëveshje me Iranin që do të duhej të parandalonte zhvillimin e armëve bërthamore të Iranit, transmeton lajmi.net.

Në shkëmbim të programit të kufizuar bërthamor, Irani do të lirohet nga sanksionet ekonomike dhe do të lejohet të vazhdojë zhvillimin e një programi paqësor bërthamor.

Këto janë 5 gjërat më të rëndësishme në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Detajet

Edhe nëse marrëveshja përfundimtare nuk është shfaqur ende, ministria e punëve të jashtme të Rusisë ka publikuar një dokument të quajtur “Plani i Përbashkët i Veprimit”, për të cilin thonë se është versioni përfundimtar i marrëveshjes bërthamore.

Frika është motivues i madh

Siç ka thënë Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e komisionit evropian për diplomaci, siguria e botës ka qenë në rrezik.

Motivi më i madh për të arritur marrëveshje bërthamore është frika. Frika për komplikimin e situatës në Lindjen e Mesme, është fakti se Irani ka mundur të posedojë bombë bërthamore. Derisa diplomacia izraelite ka përdorur gjitha mjetet për të ndikuar në rezultatin e negociatave. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është i ngjashëm me terroristët e Shtetit Islamik.

Propozimet, sugjerimet

Liderët perëndimorë kanë propozuar një marrëveshje që parandalon Iranin në zhvillimin e armëve bërthamore për të paktën dhjetë vjet. Marrëveshja do të duhej të kërkonte inspektim të rregullt të objekteve bërthamore të Iranit. Nga ana tjetër, Irani ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të sanksioneve ekonomike dhe vazhdimin e zhvillimin paqësorë bërthamorë.

Çmimet e karburanteve

Ekspertët me të cilët ka folur CNN, pretendojnë se çmimet e naftës së papërpunuar  në tregun botëror do të bien. Çmimet e fuqisë së naftës tashmë kanë rënë për më shumë se 2 %. Disa ekspertë thonë se Irani ka mbi 30 milionë fuqi të naftës të gatshme për shitje.

Çka tani?

Presidenti amerikan Barack Obama tani duhet ti jep Kongresit qasje mbi marrëveshjen e arritur. Në anën tjetër, kongresi i ka 60 ditë në dispozicion për të shqyrtuar marrëveshjen, që do të duhej të kishte më shumë kohë për kundërshtarët e marrëveshjes për të ndarë mendimin e kundërt.

Në Teheran, Ajatollah Ali Khamenei duhet të mbështesë marrëveshjen. Mbështetja e tij është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse në parlamentin e Iranit ekziston një linjë e ashpër që është jashtëzakonisht e kujdesshme në raport me SHBA-të dhe fuqitë tjera perëndimore. Një sjellje e tillë është e kuptueshme për shkak të dekadave të tensionit dhe mosbesimit. Një nga ngjarjet më të rëndësishme në histori e viteve të fundit të Iranit, është përmbysja e presidentit të zgjedhur Muhamed Musadek të organizuar nga CIA. /lajmi.net