Këto 4 gjëra do ta bëjnë seksin më të mirë

Sekreti për një seks më të mirë mund të jetë shumë i thjeshtë. Nuk ka nevojë që të bëhet shumë që seksi të ndjehet siç është më së miri, thjeshtë ju duhet disa ‘trika’ të cilat do t’iu ngrohin më shumë.

Lifestyle

17/10/2015 15:58

1. Vendosni një parfum të mirë
Nuk ka ndonjë parfum që do të ju ndezë menjëherë, por duke vendosur në trup një parfum me aromë të mirë ju do të vendosni një humor romantik. Humori është një pjesë e rëndësishme e seksit, kështu që askush nuk do të dëshironte të bënte seks me dikë që nuk mbanë erë të mirë.

2. Lëshoni muzikë
Hip-Hop, klasike, R&B apo Rock – të gjitha opsionet janë ë mira. Përgatitni një listë të këngëve ‘seksi’ që do të ju ndezin që të dyve, dhe luani ato në sfond përderisa jeni duke e kryer aktin.

3. Vallëzoni ngadalë së bashku, sikur të ishit në maturë
Vallëzoni ngadalë së bashku dhe kënaquni me intimitetin dhe afërsinë mes juve dhe partnerit – përpara se të shkoni në dhomë. Nuk ka arsye se ky lloj vallëzimi duhet të praktikohet vetëm në dasma apo në maturë. Kjo është një mënyrë e mirë gjithashtu edhe për ta ndezur njëri-tjetrin më shumë, transmeton lajmi.net.

Tregoi partnerit saktësisht se çfarë dëshiron
Nëse nuk keni folur asnjëherë për atë çfarë dëshironi gjatë seksit, atëherë është koha që ta bëni. Flisni me njëri-tjetrin me terma erotik, kjo mund të jetë mjaft eksituese. Flisni për pozitat dhe cila ju pëlqen më shumë, në mënyrë që partneri ta dijë se si të ju kënaqë. (lajmi.net)