Këto 3 ushqime ju bëjnë të ndiheni gjithmonë të uritur

Nuk kanë kaluar as 10 minuta që jeni ngritur nga tryeza dhe sërish e gjeni veten duke pickuar ndonjë gjë të vogël në frigorifer, ndonëse porcionet që konsumuat ishin të mjaftueshme?

Lifestyle

21/11/2017 20:20

Nëse ju ndodh gjithmonë kjo gjë, nuk duhet të ndryshoni madhësinë e pjatës apo gotës.

Por duhet të bëni edhe disa ndryshime në regjimin ushqimor të përditshëm, pasi jo çdo ushqim siguron ngopje për organizmin, edhe pse mund të jenë të shëndetshme.

1.Buka e grurit: 

Buka e grurit ka një indeks të lartë të glicemisë që shkakton çrregullim të sheqerit në gjak duke ju bërë të ndiheni më të uritur. Prandaj zëvendësoni bukën e grurit me bukë elbi, misri dhe thekre.

2. E bardha e vezës: 

Shpeshherë e shmangni të verdhën e vezës duke menduar se është armiku numër një i kolesterolit, dhe ndoshta bëni mirë, por ndryshe nga e bardha ajo arrin t’ju ngopë pasi është e mbushur me proteina dhe minerale të nevojshme.

3. Sushi:

Ushqimi tradicional japonez sushi është i pwrbwrw nga orizi i bardhw që do të thotë se karbohidratet e thjeshta kthehen shpejt në sheqer duke iu bërë të uritur përsëri. Prandaj në vend të orizit të bardhë përdorni atë kafe ose të zi./living/