Këtë vit restaurohet Xhamia e Çarshisë dhe Hamami në Prishtinë

Gjatë këtij viti me financimin e agjencisë turke ‘TIKA’, do të bëhet restaurimi i Xhamisë së Çarshisë dhe Hamamit në Prishtinë.

Lajme

09/02/2018 13:32

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se drejtori i Kulturës Yll Rugova bashkë me ekspertët nga Turqia kanë vizituar Hamamin për të bërë vlerësimin fillestar për këtë projekt të rëndësishëm.

“Sivjet me Tika do të përfundojmë restaurimin e dy objekteve të rëndësishme të Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë, Xhaminë e Çarshisë dhe Hamamin e qytetit. Hamami do të kthehet në hapësirë publike dhe për interes publik”, ka shkruar Ahmeti. /Lajmi.net/